18 Nëntor 2024

”Siemens” shkurton 11 600 vende pune

Berlin, 1 qershor - Kompania gjermane ”Siemens” synon të mbyllë 11 600 vende pune në të gjithë botën në kuadrin e planit të saj të riorganizimit që parashikon për më tepër zvogëlimin e numrit të njësive të veta, njoftoi një zëdhënës i kompanisë.

“Rreth 7 600 vende brenda njësive që do të zhduken dhe 4 000 në nivel organizativ rajonal do të shkurtohen”, saktësoi zëdhënësi.

”Megjithatë, një numri të caktuar të punonjësve do t’i ofrohen pozicione të tjera pune në sektorë që do të përforcohen”, shtoi ai por pa dhënë shifra të sakta.

Por ai, gjithashtu, nuk mundi të jepte të dhëna të detajuara mbi pjesën gjeografike ku do të kryheshin shkurtimet dhe do të mbylleshin sektorët.

Më 7 maj, kreu i ”Siemens”-it kishte shpallur një plan riorganizimi që kishte për synim përmirësimin e përfitimeve të grupit që kanë rënë përballë konkurrencës.

Ai synon të rigrupojë aktivitetet e ”Siemens”-it në nëntë njësi kundrejt 16 aktualisht dhe të shkurtojë nivelet

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)