20 Nëntor 2024

Shurdhaj qëndron në një vizitë zyrtare në Kroaci

Prishtinë, 7 qershor - Me ftesë të Ministrisë së Punës dhe  Sistemit Pensional të Republikës së Kroacisë,  zv. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, me bashkëpunëtorë, po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Shurdhaj është pritur nga zv/Ministrja Mirjana Radjenovic dhe përfaqësuesit e Fondit Pensional të Kroacisë. Gjatë takimit është biseduar për mundësinë e fillimit të bisedimeve dypalëshe në mes të dy shteteve për sigurimet sociale.

Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe forma e rregullimit të brendshëm të sistemit pensional, pagesa e kontributeve dhe stazhi i punës për qytetarët e të dyja vendeve që kanë punuar në Kroaci dhe anasjelltas.

Të dy palët janë pajtuar që sa më shpejtë që është e mundur të koordinohen veprimet për negocim të marrëveshjeve ndërshtetërore nga sferat që mbulojnë këto ministri, takime që do të aranzhohen përmes ministrive të jashtme të të dyja vendeve.

Ky ka qenë takimi i parë që është zhvilluar në mes të MPMS dhe Ministrisë së Punës dhe Pensioneve të Kroacisë dhe ka kaluar në një atmosferë mjaftë miqësore, ku gjithashtu ministri Mirando Mrsic përshëndeti takimin dhe shprehu gatishmërinë e tij për të shtyre përpara nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën pasi është ne interes të të dyja vendeve e në radhë të parë është interes për qytetarët e të dyja vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)