16 Janar 2025

Shurdhaj po qëndron në vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

Prishtinë, 24 janar - Me ftesë të Rrjetit Social Evropian (ESN), me seli në Brighton, një delegacion i MPMS-së, që kryesohet nga Zëvëndesministri i MPMS-së, Fatmir Shurdhaj  po qëndrojnë në Britani të Madhe, ku po zhvillojnë një sërë takimesh të rëndësishme me zyrtarë britanik të fushave të  shërbimeve sociale dhe punësimit.

Në ditën e parë të vizitës ata janë pritur nga z. Rhidian Hudghes, udhëheqës i  Qendrës Inteligjente të Fuqisë Punëtore (CFWI), me seli ne Londër. CFWI është përgjegjëse për regjistrimin, kualifikimin dhe planifikimin e fuqisë punëtore në sektorin e shërbimeve sociale.

Gjatë këtij takimi u  shqyrtuan mundësitë dhe u shpreh gatishmëria e kësaj qendre që të ketë një bashkëpunim me MPMS në realizimin e projekteve të përbashkëta nga fondet e BE-se për regjistrimin e fuqisë punëtore të vendit tonë.

Në të njëjtën ditë delegacioni nga Kosova, u prit nga përfaqësuesit e Shkollës Ekonomike të Londrës (LSE), ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me këtë shkollë për aftësimin e  studentëve dhe ekspertëve të fushës së shërbimeve sociale dhe të punësimit, të cilët do të merren me hulumtime dhe zhvillimin e politikave të këtij sektori.

Shkolla Ekonomike e Londrës ka një departament të veçantë që merren me ngritjen e kuadrove në fushën e politikave sociale dhe të punësimit.

Në ditën e dytë të vizitës delegacioni i Kosovës u prit nga John Holloran, udhëheqës i Rrjetit Social Evropian, organizatë ku MPMS-së tanimë është anëtare nga viti i kaluar.

Me këtë rast u shpreh gatishmëria e vazhdimit të bashkëpunimit me Rrjetin Social Evropian, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve të përbashkëta me mbështetjen e fondeve të BE-së për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në fushën e shërbimeve sociale.

Po ashtu gjatë kësaj vizite është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Institutit për Studime të Punësimit me seli ne Brighton të Britanisë së Madhe, ku u prezantua roli i këtij instituti në zhvillimin dhe hulumtimin e politikave të fushës së punësimit.

 Me ketë rast u shpreh gatishmëria e përfaqësueseve të këtij institutit për të bashkëpunuar në fushën e hulumtimit, trajnimeve dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.

Si pjesë e kësaj vizite ishte edhe takimi me udhëheqësit e një ndërmarrje sociale, e cila përmes mbështetjes fillestare nga grantet e Qeverisë së Britanisë së Madhe, ka arritur që të angazhoj punëtorë me aftësi të kufizuar dhe të vetëfinancohet nga aktivitetet që zhvillon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)