Shumica e gjermanëve të pakënaqur me monedhen euro
Berlin, 27 dhjetor - Rreth 51 për qind e shtetasve gjermanë shprehen të pakënaqur me Euron.
Kjo bëhet e ditur në një sondazh të publikuar sot nga e përditshmja gjermane Bild.
Sipas anketimit të Institutit Gjerman Ju-Gov, vetëm 44 për qind e qytetarëve, janë të kënaqur me monedhën e përbashkët europiane.
Ndërkohë, 49% e të anketuarve, kërkojnë rikthimin e markës.