16 Nëntor 2024

Shumica e bizneseve të mëdha familjare nuk kanë strukturë qeverisëse

Prishtinë, 23 korrik - Është mbajtur konferenca e radhës e organizuar nga Instituti Riinvest “Qeverisja korporative tek bizneset familjare në Kosovë.”

Në këtë konferencë, Instituti Riinvest shpalosi të gjeturat e një hulumtimi me 50 biznese të mëdha në Kosovë, si pjesë e një projekti mbi qeverisjen korporative tek bizneset familjare, i mbështetur nga Qendra për Ndërmarrje Ndërkombëtare Private - CIPE.

Konferencën e shpalli të hapur drejtori i hulumtimeve në Institutin Riinvest, Alban Hashani, i cili në fjalinë e tij hyrëse vuri theksin në sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen këto biznese, sfida këto të brendshme në strukturën e tyre organizative, të cilat ua pamundësojnë të tërheqin dhe të mbajnë kapital njerëzor të cilësisë së lartë, marrjen e huave me kosto të ulët të kapitalit dhe sigurimin e një qëndrueshmërie afatgjatë. z. Hashani më tej shtoi që është e rëndësishme që bizneset të informohen mbi parimet e qeverisjes korporative dhe pastaj në mënyrë vullnetare t’i adoptojnë ato, pa pasur nevojë që këto parime të përfshihen në korpusin ligjor të vendit.

Të gjeturat e detajuara nga studimi i Institutit Riinvest i shpalosi Agon Nixha, hulumtues i avancuar në Institutin Riinvest.

Sipas Nixha, shumica e bizneseve të mëdha familjare në Kosovë, nuk kanë strukturë qeverisëse ku mirëfilli ndahen rolet dhe përgjegjësit; kjo si rezultat ndikon në qëndrueshmërinë e këtyre bizneseve.

Ai më tutje shtoi se bordet e bizneseve familjare në Kosovë janë të vogla, me një mesatare prej 3.5 anëtarësh; kjo mesatare është dukshëm më e vogël se mesatarja e Bashkimit Evropian e cila është 7.4 anëtarë.

Një numër i kufizuar i anëtarëve të bordit sipas z. Nixha, nënkupton mundësi më të madhe për bordin që të arrijë vendime pa debat dhe analizë të duhur, duke u dominuar nga interesa të caktuara.

Sipas tij, bizneset e intervistuara nuk janë shumë transparente në financat e tyre, madje vetëm 15% e tyre iu shpalosin të dhënat financiare punëtorëve me të cilët punojnë në baza ditore.


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)