16 Janar 2025

Shumë shtete evropiane ende përballen me krizën e borxheve

Bruksel, 15 janar - Kontinenti evropian ka muaj që po përballet me krizën e borxheve. Vende të tilla si Greqia, Spanja, Portugalia, Italia, Franca dhe Irlanda po përballen me një ulje të theksuar të buxhetit qeveritar dhe rritjen e taksave për shtresat e mesme të shoqërisë në më shumë se 40%.

Vende të tilla si Greqia kanë ndërmarrë masa të rrepta kursimi ndër të cilat bënë pjesë ulja e pagës së pensionistëve, ulja e buxhetit për sektorin arsimor dhe infrastrukturor, ulja e buxhetit shëndetësor, gjë e cila këto vende i ka përballur me rrezikun e falimentimit si rezultat i shtimit të nivelit të papunësisë, falimentimit të kompanive, bankave apo institucioneve të tjera financiare.

Një gjendje e tillë ka bërë të mundur krijimin e mosbesimit të popujve, shtimin e rasteve të vetë djegies, zgjerimin e protestave dhe grevave gjithëpërfshirëse.

Protestat e 16 tetorit në Itali, vend anëtar i eurozonës, tronditi edhe më shumë sistemin ekonomik evropian.

Në vitin 2009 kryeministri grek zyrtarisht deklaroi se buxheti i qeverisë greke ndodhet në një situatë tragjike. Gjatë këtij viti, deficiti buxhetor i Greqisë arriti 13 % që është 4 herë më lartë se sa mesatarja 3 % e përcaktuar nga BE.

Njëkohësisht me përpjekjet e kryeministrit grek për të stabilizuar gjendjen ekonomike, letrat me vlerë të shtetit grek pësuan rënie dhe në fund të vitit 2009 vlera e euros ra me 7%.

Reagimi i vonuar i kancelares gjermane Angela Merkel rreth situatës ekonomike në Greqi dhe insistimi për zbatimin e masave të ashpra të kursimit ekonomik në këtë vend, e rëndoi akoma më shumë situatën ekonomike dhe problemet e saj.

Edhe pse kancelarja gjermane Angela Merkel dhe trojka evropiane e përbërë nga Banka Qendrore e Evropës, FMN dhe Komisioni Evropian i kanë kërkuar Greqisë të vazhdojë programin e kursimit ekonomik kundrejt faljes së borxheve dhe dhënies së ndihmave financiare apo kredive, nuk arritën të përmirësojnë situatën ekonomike në Greqi, vend që ndodhet në buzë të greminës së falimentimit.

Të tilla veprime deri me sot vetëm sa kanë rënduar akoma më shumë peshën mbi supet e popullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)