16 Nëntor 2024

Shuma e borxheve që do të falen është 670 milionë euro

Prishtinë, 5 gusht - Në një konferencë për media, sot Instituti GAP ka prezantuar analizën me titull  “Kush do të përfitojë nga falja e borxheve?”

Në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës filloi procedurat për faljen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve të grumbulluara deri më 31 dhjetorë 2008. Në korrik, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin për Faljen e Borxheve.

Instituti GAP ka mbështetur një vendim të tillë. Andaj, me qëllim që të ofrohen më shumë informata për publikun se kush do të përfitojë nga falja e borxheve dhe me qëllim që të ndihmohen institucionet publike në këtë proces, që nga shkurti 2015, GAP ka dërguar kërkesa për informata në të gjitha ndërmarrjet publike, komunat, Ministrinë e Financave, doganat dhe ATK.

Nga të gjitha kërkesat e dërguara, përgjigjet më të plota i kemi marr nga ndërmarrjet publike. Komunat kanë sugjeruar se informatat për borxhin të merren nga Ministria, kurse Ministria ka sugjeruar që këto të dhëna të merren nga komunat.

Të gjeturat e këtij studimi janë prezantuar nga Agron Demi (GAP). Sipas kësaj analize del se institucionet publike nuk kanë qenë të kujdesshme që të mbajnë një regjistër të saktë të borxhlinjve.

Po ashtu, institucionet nuk kanë ndjekur me rregull procedurat ligjore për të paditur qytetarët dhe bizneset borxhlinj. Në këtë formë, analiza konstaton se pjesa më e madhe e borxhit që Qeveria synon të falë, në fakt është borxh i humbur.

Në bazë të deklaratave të Ministrisë së Financave, gjithsejtë shuma e borxheve që do të falen është 670 milionë euro. Nga kjo shumë, 465 milionë euro (69%) janë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike, 148 milionë euro (22%) janë borxhe të bizneseve aktive ndaj ATK-së, dhe 57 milion euro (9%) janë borxhe ndaj Doganës së Kosovës.

Prej ndërmarrjeve publike me vlerën më të madhe të borxhit është KEK-u, me vlerë 346.3 milion euro. Borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj KEK-ut janë amvisëritë me afër 84% të totalit të borxhit.

Pasojnë bizneset dhe institucionet (12%), konsumatorët e mëdhenj industrial (3%), konsumatorët e tjerë (1%), dhe ndriçimi publik (0.08%). Kjo nënkupton se përfituesit më të mëdhenj të faljes së borxheve ndaj KEK-ut janë amvisëritë apo ekonomitë familjare.    

Por, në bazë të përgjigjeve të KEK-ut, nga 346 milion euro borxhe, janë ngritur padi për një shumë prej vetëm 60 milion euro. Studimi i Institutit GAP konstaton se pjesa tjetër e borxhit edhe ashtu konsiderohet e humbur në bazë të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve.

Borxhi ndaj kompanive rajonale të ujësjellësit (KRU) është rreth 48 milion euro. Ndërsa, borxhi ndaj kompanive rajonale të mbeturinave (KRM) është rreth 23.4 milion euro.

Kompania me nivelin më të lartë të borxhit është KRM “Prishtina”, kjo për shkak të numrit të konsumatorëve. Kurse, borxhi total ndaj ATK-së deri në fund të vitit 2008 është 168.6 milion euro. Pjesën më të madhe të këtyre borxheve apo 88% e zënë bizneset aktive.

Raportin e plotë mund gjeni të bashkangjitur në këtë imeill apo mund ta lexoni duke klikuar  Këtu .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)