Shulc kërkon zonë te posaçme ekonomike në Greqi
Stasburg, 3 shtator - Kryeparlamentari europian, Martin Shulc u shpreh se rruga më e shkurtër për ta shpëtuar Greqinë nga kriza e borxhit është gjetja e pikave të reja për rritjen e ekonomisë së saj.
Ai është i mendimit se krijimi i një zone të posaçme ekonomike mund të jetë një ndër projektet ideale për tërheqjen e investimeve të huaja në Greqi.
Shulc i tha këto të shtunën në një intervistë për revistën \"Spiegel\".
Sipas tij, BE-ja duhet të marrë në konsideratë krijimin e një sistemi efikas për rritjen e ekonomisë greke, duke kontrolluar projektet dhe fondet e investimeve në këtë vend për të rikthyer besimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj Greqisë.