17 Nëntor 2024

Shujta do të vazhdojë, i shkëputet kontrata kompanisë “Beni Dona

Prishtinë, 16 prill - Sot, nënkryetari  i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu në një konferencë për media informoi lidhur me një incident që ka ndodhur në një prej shkollave fillore të Prishtinës ku në njërën prej paketimeve është gjetur një mi i ngordhur.

Sejdiu shpjegoi se menjëherë pas konstatimit të këtij rasti janë vënë në funksion të gjitha mekanizmat, pasi që programi i shujtave është i rëndësishëm dhe si i tillë është i mbikëqyrur rreptësisht.

“Paralelisht është informuar inspektorati i cili ka shkuar në të gjitha pikat  ku prodhohen këto kifle të kompanisë “Beni Dona” për të verifikuar  situatën fitosanitare dhe për të verifikuar gjendjen e atyre furrave.\"

\"Në njërën prej tyre është reaguar dhe është mbyllur menjëherë furra e kopanisë “Beni Dona” që ndodhet në lagjen Mati. Stafi përkatës i Komunës së Prishtinës ka shkuar në Policinë e Kosovës për të informuar për rastin e ndodhur sepse ky është edhe një cenim i shëndetit publik.\"

\"Paralelisht me këtë, është shkëputur menjëherë kontrata me këtë kompani të papërgjegjshme dhe mund t’ju informojë se të gjitha këto hapa janë ndërmarrë menjëherë pas momentit që është identifikuar rasti që ka ndodhur dje pasdite”, ka thënë nënkryetari Sejdiu.

Në këtë konferencë, nënkryetari Sejdiu tha se lidhur me këtë çështje do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë si dhe shtoi se duke qenë se kompania “Beni Dona” ka pasur lidhje të vazhdueshme me pushtetin e kaluar nuk dëshirojmë të besojmë që kjo çështje që mund ta rrezikojë shëndetin publik, mund të ketë prapavijë politike.

Ai, gjithashtu tha se do të rishqyrtohen të gjitha kontratat që Komuna e Prishtinës ka me kompaninë “Beni Dona”, ndërsa u shpreh se nga muaji shtator projekti i shujtave do të pasurohet edhe më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)