Shtyhet samiti për borxhet në SHBA
Washington, 11 tetor - Në Washington përfundoi pa sukses edhe samiti i dytë për borxhet. Takimi mes presidentit Barack Obama dhe krerëve të kongresit në Shtëpinë e Bardhë është shtyrë pas vetëm 75 minutash.
Para vazhdimit ditën e hënë, presidenti Obama do të deklarohet edhe një herë para gazetarëve.
Nga qarqet e demokratëve thuhet se në rast nevoje, presidenti do të negociojë me republikanët çdo ditë.
SHBA-ja deri në fillim të gushtit do të ketë rreth 14,3 bilionë dollarë borxhe, bëri të ditur ministri i Financave Timothy Geithner.
Në qoftë se republikanët dhe demokratët nuk arrijnë deri atëherë ndonjë marrëveshje, SHBA-ja kërcënohet nga falimentimi.
Më parë drejtorja e re e FMN-së Christine Lagarde, ka kërkuar që ky vend të rrisë kufirin më të lartë të borxheve.
Në të kundërtën pasojat mund të jenë shumë të rënda, tha ajo. Përqindjet e interesit mund të rriten ndërsa tregu i aksioneve të bie, vlerësojnë ekspertët.