05 Nëntor 2024

Shtyhet miratimi i Marrëveshjes Kolektive

Prishtinë, 19 shkurt - Tash një kohë punonjësit e vendit presin me padurim miratimin e Kontratës Kolektive,  e cila është jetike për punëtorët.

Marrëveshja Kolektive, rregullon marrëdhënien e punës ndërmjet punëdhënësit e punëmarrësit, por ajo tash sa kohë endet sirtarëve të institucioneve pa gjetur zbatim.

Ajo, do të eliminonte shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve të cilat ndodhin në sektorit privat si dhe rregullon: themelimin e marrëdhënies së punës, orarin dhe pushimet, pagat, kompensimet dhe të ardhurat tjera personale, informimin e të punësuarave, ndërprerjen e kontratës së punës dhe të drejtat e obligimet e palëve e mënyra e zgjedhjes së kontesteve.

Këshillitarja për marrëdhënie me publikun e ministrit të Punës e Mirëqenies Sociale, Mimoza Kçiku, tha për “SyriKosova” se Këshilli Ekonomiko-Social, vitin e kaluar ka hartuar një Draft të Marrëveshjes së re kolektive. Ju njoftojmë se KES-it, i ka kaluar mandati dhe aktualisht është në fazën e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj.

Sipas saj në mbledhjen e parë të KES-it, do të diskutohet edhe çështja e Marrëveshjes Kolektive dhe bashkë me të gjithë partnerët e KES-it dhe gjithashtu me Ministrinë e Financave, si gardian i ruajtjes së stabilitetit financiar në vend, do të vendosim se si të procedojmë tutje.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha për “SyriKosova” se  Marrëveshjes Kolektive, të cilës i ka skaduar afati dhe për të cilën KES-i e ka dhënë një formë aprovimin para final.

Sipas tij, ajo është dashur para vitit të ri të shqyrtohet, por pas ngjarjeve të ndryshme ekonomike e poltike, kjo marrëveshje ka mbetur anash deri në funksionalizmin e KES-it, të cilëve u ka kaluar mandati me 31 dhjetor.

Kryetari i AKB-së, shtoi se marrëveshja, nuk është peng e sektorit privat sa është e sektorit publik, e  cila ka një kosto të lartë dhe kapë qindra miliona euro.

“Për arsye mjetesh është duke u prolonguar edhe punëdhënësit e punëmarrësit i kanë përafruar qëndrimet, që kjo mund të jetë marrëveshje e cila edhe më shumë i precizon përgjegjësitë, detyrat dhe privilegjet në raport të palëve”, tha Shahini.

Sipas tij kjo marrëveshje nuk ka gjasë të nënshkruhet pa formimin e KES-it.

Ai shton se kjo është avantazh për punëtorë, sfiduese në implementim, por jo e pakalueshme dhe si e tillë mund të ecë drejt avancimit të të drejtave të dy palëve dhe gjatë implementimit të pësojë ndryshime.

“Marrëveshja Kolektive, është një kushtetutë ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve”, tha Agim Shahini.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini, tha për “SyriKosova” se edhe më tej vazhdon të vonohet nënshkrimi i Konratës Kolektive dhe se kjo nuk është nënshkruar vetëm për arsye të mungesës së buxhetit, e jo për çështje tjera.

“Nuk ka tjetër arsye për mos nënshkrimin e saj, sepse ajo ka qenë e përgatitur në fund të vitit të kaluar. Të gjitha kushtet janë plotësuar dhe duhet të nënshkruhet”, tha kryetari i BSPK-së. 

/Syri Kosova/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)