Shtyhet afati për dorëzimin e kuponëve fiskalë
Prishtinë, 29 prill - Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 04 maj 2016.
Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, ishte nga data 01 prill 2016 deri më 30 prill 2016.
Duke marr parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që tu jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar Plikot me Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim , menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati i dorëzimit të kuponëve fiskal të zgjatet deri më datën 04 maj 2016 .
Dorëzimi i Plikove me Kuponë Fiskal bëhet në cilëndo pikë të Postes së Kosovës.