Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal
Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Korrik, Gusht, Shtator, ishte nga data 01 Tetor 2015 deri më 31 Tetor 2015.
Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Tetor 2015 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do tju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Nëntor 2015 ti dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së.
Plikot e mbyllura me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Korrik, Gusht dhe Shtator, ATK do ti pranoj deri më 06 Nëntor 2015, deri në ora 16:00.
ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Tetor 2015.