02 Nëntor 2024

Shtyhet afati i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Prishtinë, 17 mars - Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen  e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, për reduktimin e  veprimeve  esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë, Agjencia kundër Korrupsionit ka njoftuar se do të vazhdoj punën bazuar në vendimet dhe udhëzimet e institucioneve publike.

 Me këtë rast,  Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar të gjithë zyrtarët e lartë publik se për shkak të situatës së krijuar, nuk mund të pranojë deklarimin e pasurisë  në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e lartë apo personat e autorizuar në zyrat e AKK-së.

"Ju lutemi të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë në  mënyrë elektronike në adresën [email protected], ndërsa  formularët e deklarimit të pasurisë duhet të jene te nënshkruar dhe skanuar", thekson AKK.

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i deklarimit të pasurisë shtyhet edhe për një periudhë të pacaktuar, ndërsa për të gjitha ndryshimet, AKK, do të njoftojë me kohë opinionin dhe institucionet publike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)