Shtyhen të gjitha deklarimet tatimore deri më datë 15 maj
Prishtinë, 30 prill - Me qëllim të ndihmës për bizneset Ministri Besnik Bislimi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit, i cili lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, për deklarimet tatimore nga data 30 prill në 15 maj, sipas pikës 2 të këtij vendimi.
Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qeshor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste jepet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie.