16 Nëntor 2024

Shtyhen bisedimet e Greqisë me kreditorët ndërkombëtarë

Athinë, 27 korrik - Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë për këstin e radhës së ndihmave financiare për këtë vend janë shtuar dhe do të nisin ditën e martë.

Negociatat mes funksionarëve të Greqisë dhe përfaqësuesve të KiE, BQE dhe FMN që ishin parashikuar të mbaheshin sot janë shtyrë për nesër thuhet në një njoftim të agjencisë Reuters.

Banka Qendrore Evropiane ka hedhur poshtë propozimin e autoriteteve greke për të rihapur Bursën e Athinës pas kufizimeve për tregtarët grekë e të huaj. Këtë e tha zëdhënësi i bursës greke për Bloomberg.

Tani pritet vendimi i Ministrit të Financave, që të prezantojë kufizimet e kërkuara nga Frankfurti.

Në këtë pikë, nuk ka gjasa që tregtia të rifillojë të hënën. Ministri tani duhet të prezantojë disa kufizime për përdorimin e parave nga llogaritë bankare greke për këmbimet në tregun financiar.

Këto kufizime duhet të jenë të përkohshme. Bursa e Athinës është e mbyllur që nga data 29 qershor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)