19 Maj 2024

Shtrirja e autonomisë financiare në të gjitha komunat e Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi, në konferencën e sotme për shtrirjen e Autonomisë Financiare në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, theksoi rëndësinë e një sitemi të drejtë dhe transparent për të vendosur shumën e buxhetit vjetor që e mer secila shkollë.

Zëvendësministri Baldzi, tha se për të arritur rezultate të kënaqëshme në këtë proces nevojitet zbatimi i formulës financiare komunë- shkollë, që parashieht të ndodhë në vitin 2013.

Sipas zëvendësministrit Baldzi, autonimia financiare e shkollave gjithashtu është pjesë e përpjekjeve të përgjithshme për ta decentralizuar vendimmarrjen, jo vetëm në nivel të komunave, por gjithashtu edhe në nivel të organizatave me bazë lokale,siç janë Këshillet e Shkollave, ku prindërit, mësimdhënësit dhe anëtarët e komunitetit lokal mund të vendosin rreth shkollës së tyre.

Ndërsa, drejtori i Bankës Botërore në Kosvë, Jan Peter Olsters vlerësoi se mundësia për të zhvilluar një ekonomi të shëndosh është e lidhur me qëndrueshmërinë financiare të shkollave, me aftësinë e mësuesve për të vendosur mbi bazën profesionale dhe me nevojën që shkolla të jetë e përgjegjshme për rezultatet arsimore të nxënësve të tyre.

Olsters ritheksoi angazhimin e vazhdueshëm të Bankës Botërore për të ndihmuar institucionet arsimore në Kosovë në krijimin e një formule transparente për të transferuar burimet buxhetore për arsimin parauniversitarë, në veçanti përmirësimin e formulës së financimit të granteve të arsimit nga qeveria qendrore te komunat dhe krijimin e sistemit të rritjes së autonomisë financiare të shkollave.

Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Administartës së Arsimit Parauniversitar, Alush Istogu tha se përmes autonomisë financiare të shkollave ngritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies së drejtorit të shkollës karshi komunës dhe komunitetit, ngritet cilësia e punës në shkollë, demonstrohet trajtim i drejtë i të gjitha shkollave në bazë të specifikave të tyre dhe ndërtohen kapacitete për monitorimin cilësor të shpenzimit të parasë publike në arsim.

Sipas drejtorit Istogu, nga atutonimia financiare shkolla përfiton një buxhet vetanak të ndarë në mënyrë të drejtë dhe transpartente nga komuna, krijohet një autonomi e plotë e menaxhimit dhe buxhetit, si dhe përshpejtohen proceduarat e blerjes së mallrave dhe shërbimeve.

Ndryshe, autonimia financiare është një nga prioritetet kryesore të Projektit për Zhvillimin Institucional të Arsimit (IDEP). Ajo së pari u pilotua në vitin 2009 në tri komuna, kurse në vitin 2010 u zgjerua edhe në 10 komuna të tjera. Në vitin 2011, u morr vendimi që autonomia financiare shkollore të përhapet në të gjitha komunat, ndërsa janë duke u bërë përpjekje që në vitin 2013, të arrihet implementimi i plotë në të gjitha komunat.

Autonimia financiare e shkollave nënkupton se secila shkollë e menaxhon buxhetin e vetë dhe në këtë mënyrë mund të marrë vendime rreth shpenzimeve të këtij buxheti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)