23 Dhjetor 2024

Shtrenjtimet e paarsyeshme vështirësojnë jetë në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 8 shkurt - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) vlerëson se  shtrenjtimet e paarsyeshme janë duke e vështirësuar edhe më tej jetën ekonomike e sociale edhe ashtu të vështirësuar të qytetarit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë së shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike e që sot u bë realitetet nuk ka të bëjë vetëm me energjinë elektrike të konsumuar, po ka të bëjë me tejrritjen e kostos së jetesës.

"Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështetës i proceseve parimore të zhvillimit të dialogut social nuk pajtohet aspak me këtë veprim të Qeverisë që të lejohet hapja e derës e cila do të lejojë të zhvillohen proceset të cilat do t’ua pamundësojnë jetesën normale të punësuarve e lëre atyre që nuk janë të punësuar", ka deklaruar Hykolli.

Ai thekson se ka vite e vite që nuk ka një rritje të arsyeshme e të dinjitetshme të pagës minimale, po ka rritje e rritje të kostos së jetesës e cila sot preku kulmin dhe kjo prekje kulmi do ta hedhë përtokë qytetarin duke e tejvarfëruar.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret dhe thërret në arsyeshmëri të veprimit të ngutshëm e parimor që të mos i hapet dera proceseve jo të mira dhe dëmtuese që qojnë drejt varfërimin dhe vështirësimit të jetesës në Republikën e Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)