Shtohet numri i të varfërve në Amerikë
Washington, 6 nëntor - Numri i të varfërve në Amerikë që nga ardhja në pushtet e Barak Obamës është shtuar me 30 për qind.
Kanali televiziv France 24 në një njoftim të tij bën të ditur se që nga viti 2008 e deri tani janë të shumtë ata shtetas amerikanë të shtresës së mesme të shoqërisë që kanë humbur vendet e tyre të punës dhe deri më sot nuk kanë arritur të gjejnë një punë të re.
Në shtetin Nevada, ku Barak Obama ka arritur të marrë numrin më të madh të votave, niveli i varfërisë është dyfishuar.
Në bazë të statistikave zyrtare mësohet se në Amerikë më shumë se 50 milion banorë jetojnë nën nivelin e varfërisë.