Shtohet numri i pasanikëve kinezë
Pekin, 30 maj - Krijuesi i listës së 100 pasanikëve të Kinës Rup Ert Hoogewerf u shpreh se vitet e fundit, numri i pasanikëve kinezë është shtuar në mënyrë të habitshme dhe më shumë pasanikë i kanë kushtuar rëndësi ngritjes së nivelit kulturor të vet.
Biznesmeni më i pasur i Kinës është Zong Qinghou, i cili është president i një kompanie që prodhon pije freskuese.
Në këtë listë gjendet edhe biznesmeni Li Shufu, i cili ësht presidenti i një kompanie që prodhon automjete dhe që thuhet se do të blejë Volvon suedeze.
Shtimi i miliarderëve kinezë në listën e njerëzve më të pasur në botë është tregues i zhvillimit ekonomik të vendit.