Shtohet numri i bullgarëve të pasur
Sofje, 13 qershor - Bullgari më i pasur ka regjistruar përpara autoriteteve taksambledhëse të ardhurat për vitin e kaluar prej 6.7 milionë euro.
Ai është nga Sofja, kurse në TOP 3 hyjnë një banues i Plovdivit me 6 milionë euro dhe një banues i Varnës me mbi 5 milionë euro të ardhurat për të gjithë vitin 2011.
Të ardhurat e TOP 20 të bullgarëve më të pasur janë me një vlerë të përgjithshme 59 milionë euro. Kurse familja e bullgarëve të pasur është shtuar gjatë vitit të fundit me afro 30 milionerë të rinj.
Nuk ka një profil tipik të milionerit thotë zëdhënësi i Agjencisë kombëtare për të ardhurat, Rosen Bëçvarov në një intervistë të posaçme.
Më shpesh këta janë drejtues të kompanive personale, të cilët marrin shuma të caktuara parash si shpërblim shpesh në përmasë të milionave. Ka njerëz, të cilët marrin honorarë të larta dhe të ardhura nga qiratë.
Prijës në listën e Agjencisë kombëtare mbi të ardhurat në bazë të të ardhurave më të larta janë në një moshë aktive midis 40 dhe 50 vjeç.
Bullgarët e pasur kanë fituar nga shit-blerja e aksioneve dhe pjesëve të firmave, nga shërbime avokate, financiare dhe konsultative. Më shumë të ardhura janë të regjistruara në sferën e tregtisë.
Bullgarët e pasur janë të përqendruar në Sofje, Plovdiv, Varna dhe Burgas, vizaton vendet me më shumë milionerë Rosen Bëçvarov. Del se, qytetet e mëdha të rretheve janë dhe qendrat, ku zhvillohet më mirë biznesi te ne dhe respektivisht fitohet.