Shtohet në 828 milionë numri i banorëve në lagjet e varfra
New York, 20 mars - Për shkak të shtimit të madh të popullsisë dhe largimit nga zonat rurale numri i banorëve në lagjet e varfëra të botës gjatë dhjetë viteve të kaluara është rritur për 55 milionë. Aktualisht në botë në lagje të varfëra jetojnë afro 828 milionë vetë.
Kështu thuhet në një studim të Kombeve të Bashkuara të publikuar në Rio de Janeiro.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara informojnë se në të njëjtën kohë rreth 227 milionë vetë kanë arritur të kalojnë nga lagje ku jetohet në mjerim në jetë me kushte të përmirësuara.
Para së gjithash të suksesshme kanë qenë përpjekjet e tyre në vendet me bum ekonomik si Kina, India dhe Brazili.