Shtohet migrimi i grekëve për në vendet evropiane
Athinë, 20 janar - Kriza ekonomike dhe financiare ka ndikuar që mijëra qytetarë grekë të migrojnë për në vendet tjera të Evropës, për të gjetur një vend pune dhe për kushte më të mira për jetë.
Gazeta greke Vima, ka shkruar se dhjetëra mijëra mjekë dhe inxhinierë grekë. Kanë ikur nag Greqia për në vendet tjera të BE, për gjetjen e një vendi më të mirë të punës dhe për kushte më të mira për jetesë. Sipas disa të dhënave statistikore, numri i migrimeve jashtë vendit në Greqi, është shtuar për 5.1 përqind.
Qeveria e Belgjikës ka njoftuar se kohëve të fundit shkumë qytetarë grekë kanë ardhur në vendin e tyre, për të kërkuar punë. Mediat norvegjeze gjithashtu kanë bërë të ditur se që nga nëntori i vitit 2012 e deri në vitin 2013, numri i qytetarëve grekë që kanë migruar në këtë vend, është rritur për 49 %. Zbatimi i kursimeve ekonomike ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në Greqi.