04 Maj 2024

Shtohen shqetësimet për krizën ekonomike në Portugali

Lisbonë, 17 mars - Shqetësimet për ekonominë e Portugalisë po shtohen, ndërsa kryeministri Jose Socrates paralajmëroi se nëse kundërshtohet propozimi i tij për të shkurtuar defiçitin qeveritar mund të bëjë që vendi të kërkojë ndihmë shpëtimi.

Zoti Socrates thotë se do të japë dorëheqjen nëse parlamenti nuk miraton propozimet e fundit për shkurtime, ngritjen e katërt të taksave dhe reduktimin e programeve të ndihmës sociale që kanë sjellë një valë grevash në Portugali.

Ai kërkon miratimin e planit para se udhëheqësit evropianë të takohen në fund të muajit për të shqyrtuar rregulla të reja të ndihmës financiare për vendet e zhytura në borxhe të kontinentit.

Zoti Socrates, që drejton qeverinë me pakicë socialiste tha se pasojat e krizës politike në Portugali mund të çojnë drejt një kërkese për ndihma nga jashtë.

Portugalia po kërkon të shmangë rrezikun e shndërrimit në vendin e tretë evropian që kërkon ndihmë financiare pas Greqisë dhe Irlandës. Por analistët financiarë dhe investitorët i shohin me skepticizëm përpjekjet e Portugalisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)