07 Nëntor 2024

Shtimi i brishtësisë së sistemit financiar kërcënon rritjen e ekonomisë globale

Washington, 12 tetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka bërë të ditur se stabiliteti financiar botëror vijon të përmirësohet, por shtimi i brishtësisë së sistemit financiar do të kërcënojë rritjen e ekonomisë globale.

Në raportin mbi stabilitetin monetar ndërkombëtar, FMN-ja theksoi se njësitë kryesore ekonomike të botës po vijojnë t'i përmbahen një politike të lirë monetare për të ndihmuar rritjen ekonomike dhe për mbajtjen e inflacionit brenda niveleve.

Në këtë raport thuhet se në njësitë kryesore ekonomike, niveli i borxhit vazhdon të rritet dhe kjo do të kërcënojë rritjen ekonomike të botës.

Borxhi në sektorët jo financiarë në vendet e G20-s ka arritur në mbi 135 trilionë dollarë, sa 235 për qind e PBB-së së të gjitha vendeve të grupit të 20 vendeve.

Në raport theksohet se rritja e nivelit të borxheve do të shkaktojë dobësimin e sektorëve jo financiarë. Nëse përqindja e inflacionit botëror do të rritet, bankat kryesore qendrore do të shtrëngojnë papritur politikën monetare, duke shkaktuar trazirë në tregun monetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)