16 Janar 2025

Shtetet myslimane thellojn bashkëpunimin ekonomik

Islamabad, 23 nëntor - Liderët e tetë vendeve myslimane janë pajtuar për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe rritjen e bashkëpunimit.

 Presidentët e Pakistanit, Iranit, Indonezisë dhe Nigerisë, ashtu si edhe kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe liderët e Egjiptit, Malajzisë dhe Bangladeshit kanë ndjekur samitin e Tetëshes Zhvilluese (D-8) në Islamabad.

 Në deklaratën e përbashkët të samitit thuhet se shtetet anëtare të D-8 –ës janë zotuar se do të ndjekin zhvillimin përmes dialogut që kundërshton ndikimin e globalizmit.

 Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka marrë përsipër kryesimin e grupit D-8 për dy vjetët e ardhshëm nga homologu i tij nigerian.

 D-8 është themeluar në vitin 1997 për të krijuar lidhje më të ngushta ekonomike në mesin e vendeve në zhvillim të botës myslimane. Shtetet anëtare kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 1 miliard banorësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)