02 Maj 2024

Shtetet e G-20 takohen për krizën evropiane të borxheve

Meksiko City, 26 shkurt - Vendet më të industrializuara dhe ato në ekspansion ekonomik (G-20) diskutojnë në Meksiko për rritjen e mjeteve financiare të FMN-së për të luftuar krizën e borxheve në eurozonë.

Shqetësimet për krizën evropiane të borxheve janë tema qendrore e takimit të ministrave të Financave dhe drejtorëve të Bankave Qendrore të vendeve më të industrializuara dhe atyre në ekspansion ekonomik (G-20).

Në konferencën dyditore që zhvillohet këtë fundjavë në Meksiko diskutohet kryesisht me cilat mjete financiare duhet të pajiset Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të luftuar krizën aktuale dhe ato të ardhshme.

Vendet e G20 dhe SHBA kërkojnë që evropianët të japin vetë më shumë para. Gjermania nuk pranon të rrisë paketën e ndihmës për shpëtimin e euros ESM mbi 500 miliardë eurot e planifikuara deri në 750 miliardë euro.

Në kuadër të konferencës, drejtori i Organizatës për Bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD), Angel Gurria, e ndezi debatin duke thënë se një fond i arsyeshëm stabilizimi financiar duhet të ketë 1,5 bilionë dollarë, pra më shumë se sa janë dhënë deri tani nga BE dhe nga FMN.

\"Ne duhet të ndërtojmë murin më të madh për mbrojtjen nga zjarri,\" tha Guria. \"Sa më i trashë të jetë ai, aq më pak do të na duhet ta vemë në përdorim.\"

Kurse presidenti i Bankës Federale gjermane, Jens Weidmann tha se zgjidhja nuk mund të vije vetëm me para. Më shumë para nuk do të sillnin më shumë kohë, dhe koha na duhet në mënyrë që ta luftojmë krizën që nga rrënjët.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble tha qartë në qytetin e Meksikos, se ai mendon se konsolidimi energjik i buxheteve i shoqëruar me reformat strukturore janë në vendet problematike evropiane e vetmja rrugë e drejtë për daljen nga kriza.

\"Nëse vendet e euros duan të arrijnë rritjen aftagjatë të ekonomisë dhe rifitimin e besimit të tregjeve, kjo është rruga e vetme,\" tha Shojble.

Ministri shprehu shqetësimin se Europa është marrë 18 muajt e fundit vetëm me menaxhimin afatshkurtër të krizës. Në këtë mënyrë ne kemi lënë jashtë vëmendjes çështjet themelore të stabilitetit, rregullimit të tregjeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Lidhur me pyetjen retorike, nëse kriza mund të zgjidhet duke shtypur para nga bankat qendrore për të forcuar edhe më shumë muret mbrojtëse, Shojble tha: \"Përgjigja është Jo\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)