18 Nëntor 2024

Shtëpi në Sofje më e shtrenjtë se prona në Los Anxhelos

Sofje, 3 maj - Një kantinë vere në pushimoren detare Alabena në Bullgari shitet për 3.5 mln euro, ndërsa kantina e verës e aktores franceze Catherine Deneuve në afërsi të Parisit kushton 4 mln euro.

Se një shtëpi në qendër të Sofjes shitet për 9.5 mln euro rekord, ndërsa ikona e modës Nicole Richie shet pronën e saj luksoze në Los Anxhelos për 1.5 mln euro.

Tashmë jemi mësuar se çmimet e pasurive të patundshme në Bullgari u afrohen çmimeve të banesave të elitës botërore megjithëse ka diferenca të mëdha. Për bullgarët kuriozitet është se ish-rezidenca e liderit komunist Todor Zhivkov në qytetin Ruse vëshërësisht mund të shitet megjithë çmimin prej 200 mijë eurove ose se apartamenti më i shtrenjtë në Sofje gjendet në Qytet Studenti.

Çfarë po ndodh në tregun e pasurive të patundshme në Bullgari?

Bullgarinë sërish po e gjemë në hartën e investitorëve të huaj dhe çdo bullgar i katërt blen me qëllim investimin. Çmimet e apartamenteve shkuan lartë pas një viti e gjysmë dhe hiti i pronave është qendra e kryeqytetit.

Të moshuarit bullgarë shesin prona të trashëguara dhe paratë e nxjerra i investojnë në banesa të vogla të cilat i japin me qira. Investitorët e huaj interesohen për pronat në Bullgari, bile biznesmenët nga Kina, Malajzia, Hong Kongu dhe Singapori duan të investojnë në vend. Ata parashikojnë të ndërtojnë parkun më të madh aqua në botë i cili do të gjendet në afërsi të Sofjes.

Ky park do t’u ngajë parqeve aqua në Dubai dhe Las Vegas. Investimi është në vlerë 1.5 mlrd euro dhe mbulon një sipërfaqe prej 2000 dynymëve. Biznesmenët bullgarë të shitjes së pronave kthejnë sy në lindje, sepse kohët e fundit numri i blerësve nga Evropa Perëndimore e Qendrore u pakësua. Në shkallë botërore gjithashtu vërehet tendenca e njëjtë.

Pse pikërisht zgjidhet tregu bullgar? Sepse biznesi i blerjes së pronave në Bullgari është fitimprurës, regjistron 9-10% fitim, derisa në Poloni dhe Çeki, p.sh., fitimi është dy herë më i ulët.

Vitet e fundit tregu i pasurive të patundshme u mbush me banesa. U shtuan propozimet e zakonshme për apartamente, të blera me qëllim investimin dhe për prona të borxhlinjve të bankës. Për shkak të krizës kontratat ishin pakësuar dy herë. Pas uljes së gjatë në tregun e pasurive të patundshme po vërehet ringjallje. Shtimi i kontratave e hapi oreksin për ndërtime të reja. Pronat në qendër të Sofjes janë hit i tregut, komentojnë agjentët.

 Tre muajt e parë të vitit kontratat në rajonet elite u dyfishuan. Bile blihen prona me çmime më të larta se sa janë shënuar në ofertë. Konkurrenca mes blerësve çon në rritjen e çmimit fillestar me më se 7-10 mijë euro.

Bullgarët më të pasur i njohin rregullat e lojës dhe e dinë se në kohë krize investohet në prona të shtrenjta. Këtë e di po ashtu dhe shtresa e mesme e shoqërisë, sepse mbi 30% e blerjeve nga fillimi i vitit janë në vlerë më se 100 mijë euro. Aktualisht tregu i banesave është shumë i favorshëm për blerësit. Kontratat për banesa të cilat sapo do të ndërtohen po shtohen.

Klientët kërkojnë apartamente me shpërfaqje të madhe dhe me tavane të larta.

Ku është më lirë në Bullgari apo në Zvicër?

Bullgarët e pasur blejnë prona në Gjermani, Francë, Zvicër, Belgjikë, Austri dhe Greqi, sepse preferojnë të keni banesë personale në vend të paguajnë qiranë. Agjentët bullgarë, p.sh., ofrojë dy shtëpi në Zvicër në vlerë rreth 2.2 mln euro që është shumë më lirë se një kantinë vere në pushimoren Albena.

Ka shumë kohë që Bullgaria është lider në BE për sa i përket pronësisë. 90% e bullgarëve banojnë në banesë personale. Siç bën shaka një agjent kur çdokush posedon pronësi, revolucionet si ai i vitit 1917 në Rusi janë të pamundshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)