Shtatë milliard euro fonde për investime në energji dhe inovacione
Beograd, 16 maj - Për herë të parë Kosova merr pjesë në në Beograd me temën Prodhimet e Kosovës mundësi e re për tregun në Serbi, i udhëhequr nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe i inicuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës.
Aleanca Kosovare e Bizneseve, nënshkroi edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me Qendrën Inovative Energjetike Teslianum nga Beogradi, e para e realizuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se është kjo marrëveshja e parë e nënshkruar ndërmjet ndonjë organi të Kosovës dhe Serbisë dhe ja rëndësi të madhe për dy shtetet.
Kjo marrëveshje krijon mundësi të mira të bashkëpunimitnë fushën ekonomike e në sferat tjera dhe do të shikohen mundësitë për investime, tha Shahini.
Sipas tij kjo marrëveshje është mundësi e shkëlqyer për dy shtetet, bizneset dhe popullatën. Përvojat e Qendrës Inovative nga Serbia do të barten edhe në Kosovë dhe anasajelltas. Po ashtu edhe Zyra Ndërlodhëse e Kosovës në Serbi do të ndikoi në komunikim edhe më të mirë dohe do të ndikoi në eliminimin e pengesave për mallrat, bizneset dhe qytetarët e Kosovës hasin nëpër Serbi.
Ditët dhe muajt e ardhshëm janë shumë të rëndësishëm për bizneset dhe investitorët e dy shteteve dhe se duke ditur se Kosova ka tashmë mjaft prodhues, nga sot në Beograd është edhe qendra e bizneseve për të qenë afër konsumatorëve serbë, tha Shahini.
Ai shtoi se me Qendrën Inovative Energjetike Teslianum, do të bëjnë të mundshëm promovimin e prodhimeve të Kosovës në tregun e Serbisë.
Kryetari i AKB-së falënderoi ministrin e Nenad Rashiq për ndihmën e dhënë për realizimin e këtij takimi dhe marrëveshje.
Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se nënshkrimin i kësaj marrëveshje ka rëndësi shumë të madhe. Është marrëveshja e parë e bërë nga ndonjë institucion apo agjencion ndërmjet dy vendeve dhe e cila është një mundësi e mirë e bashkëpunimit dhe nga e cila mund të përfitohen edhe projekte nga Bashkimi Evropian për zhvillimin e bizneseve dhe thitthjen e fondeve.
Ministri shtoi se për herë të parë një institucion apo shoqatë siç është AKB-ja bënë vizitë në Serbi.
Bizneset e thejnë akullin e bllokadat dhe ky hap i parë ëhstë shumë i rëndësishëm dhe do të ketë rezultate pozitive, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës.
Mirjana Prleviç, president e Qendrës Inovative Energjetike Teslianum nga Serbia, tha se është një partneritet strategjik ndërmjet QIET-së dhe AKB-se, e cila deri tash nuk është parë dhe e cila marrëveshje.
Kjo do ti mundëson Kosovës që bashkarisht të aplikojnë në projekte për energji dhe inovacone, ku ekzstojnë fondet mbi shtatë milliardë euro dhe këto mund të merren vetëm me projekte të përbashkëta në mes bizneseve të këtij sektori në Kosovë, Serbi e vendet tjera, tha Prleviç.
Ajo shtoi se janë të gatshëm që të mbështesim iniciativat për këtë sektor që vijnë nga Kosova dhe nga sot kjo është bërë zyrtasrisht.