Shtatë milionë shqiptar fuqi ekonomike e politike në Ballkan
kryetar i AKB-së, tha se ky projekt bëhet me qëllim të promovimit të prodhimeve mbarëshqiptare jo vetëm brenda trevave shqiptare, por edhe gjithë andej Evropës e më larg.
Tirana është pikë e përbashkët për të gjithë prodhuesit shqiptarë nga të gjitha trevat për të promovuar e afirmuar prodhimet kombëtare në tregun shqiptar, vlerat kombëtare, për të menduar, për të fol dhe për të blerë e konsumuar Shqip, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së kërkoi nga instucionet që të përkushtohen edhe më shumë që të afirmohen dhe konsumohen prodhimet vendore. Sipas tij prodhimet shqiptare duhet që të kenë edhe lehtësira si andej e këndej kufirit dhe të eliminohen barrierat.
Inkurajojmë institucionet që të bëjnë hapa të favorshëm për prodhuesit vendës që të ndryshohen politikat fiskale dhe të mos ketë pengesa. Bizneset janë lodhur duke pritur, por pritjet po i kushtojnë me humbjen e tregjeve, tha Shahini.
Ai shtoi se legjislacioni në fuqi nuk është gjithnjë në favor të funksionimit e zhvillimit të bizneseve vendore, madje ato dhe shpesh janë më të mira për importuesit e jashtëm, ndërsa prodhimet e Kosovës duhet të zhvillohen e afirmohen më fuqishëm.
Shtatë milion shqiptarë në Ballkan janë fuqi ekonomike e politike dhe me një unifikim të politikave kombëtare, do të ndikojmë edhe në Bashkimin Evropian. Rrethë nëntëdhjetë përqind e konsumatorëve shqiptarë konsumojnë prodhime të huaja të importuara dhe ky mentalitet duhet të ndryshoj si nga konsumatorët që të kosnumojnë prodhime shqiptare e po ashtu edhe nga politikanët që të bëjnë politika më të favorhsme për prodhuesit shqiptar, tha Shahini.
Agim Shahini, - Enver Ferizaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, tha se prodhimet shqiptare nga të gjitha trevat janë të një cilësise të lartë, sidomos edhe që janë natyrale dhe duhet jo vetëm që të konsumohen nga qytetarët shqiptar, por të krijohet edh emundësia e gjetjes së tregjeve të jashtme.
Do të inkuroajmojmë qytetarët shqiptarë për të kosnumuar prodhimet e Kosovës dhe njëkohësisht do të kërkojmë nga institucionet tona që të krijohen sa më shumë lehtësira për prodhimet shqiptare nga viset kombëtare drejt Shqipërisë, tha Ferizaj.
Kryetari KASH-it, tregoi se prodhuesit shqiptar, ankohen se ka rritje të bazës doganore nga ana e Doganave të Kosovës për prodhuktet bujqësore dhe e cila duhet të ulet, sepse bizneseve po u shkakton humbje.
Edhe pse është arrit marrëveshje mes dy qeverive ajo nuk po zbatohet, tha Ferizaj. Kryetari i KASH-it, shembull tregoi se një ton lakra që kushton 70 euro i vihet dogan 500 euro.
Agro biznesi mbarë kombëtar, është potencial i rëndësishëm, por që duhet promovohet edhe më fuqishëm. Rruga e Kombit, po sjellë rezultate e suksese për çdo ditë sikur për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën dhe viset tjera, ku ka edhe rritje të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.