Shtangimi ekonomik si rezultat i bisedimeve Kosovë Serbi
Prishtinë, 23 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka pëmrbyllur vitin 2013 dhe ka treguar për sfidat e vitit të ardhshëm. Viti 2013 ka qenë një vit i shoqëruar me disa turbulenca të ndryshme ekonomike dhe politike në eurozone, por edhe në Kosovë.
Kjo krizë është ndier edhe nga bizneset e Kosovës dhe qytetarët, tha Agim Shahini kryetar i AKB-së. Sipas tij disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në fushën ekonomike dhe politike nuk kanë qenë të gjitha të pëlqyer nga faktori vendës, por ishin të imponuar nga ai ndërkombëtar.
Bisedimet me Serbin dhe marrëveshjet ishin nën presion, e të imponuara gjate gjithë kohës të mjegullta, me gjithë atë nuk ishin të dëshiruara siç dikush i cilësonte në Kosovë, por të deomosdoshme po.
Kontrabanda dhe informaliteti, sistemi elektroenergjitik i Kosovës, politikat investuese ishin tejet të shtrenjta nga bankat komerciale. Interesi u soll deri në 18% kurse sektori financiar vlerësohet me profitabili në Kosovë dhe me stabili, tha Shahini.
Ai tha se rreth 1 miliard euro para të Kosovës mbetën jashtë investimeve në ekonomin vendëse dhe këkrohet që sa më shpejt të kthehen në tregun financiar në Kosovë. Politikat tregtare dhe fiskale mbetën ende të shtrënguar për veç heqja e TVSH-së për produkte primare.
Kryetari i AKB-së, tha se subvencionet jo të mjaftueshme ishin edhe një veshtërsi tjetër për agrobiznesit kosovare. Po ashtu lejet për ndërtim nga komunat ishn të shoqëruara me burokraci kushte të rënda për biznes dhe korrupsion, Vlen gjithashtu për tu përmendur fakti se rekomandimet AKB-së, janë marrë si pika reference nga ministritë përkatëse për të iniciuar programe mbështetëse apo reformat të domosdoshme.
Kryetari i AKB-së përmendi se Berëza e Punësimit dhe Javët e Biznesit Kosovar, ishin si projekte kapitale të AKB-ës dhe tradicionale të Kosovës, ku nga këto përfitimet publike janë të pa matshëm.
Lëvizja e lirë e mallrave dhe qytetarëve mbetet vështërsi me kosto të lartë nga partnerët si BE-ja. Ka raporte të ndryshme ndërkombëtare për mungesë të zbatimit të ligjit, mungesë të reformave dhe korrupsion që i japin imazht jo të mirë Kosovës, tha Agim Shahini.
Ai përmendi se PTK dhe procesi i privatizimit të saj mbetën novelë. Veriu i Kosovës dhe integrimi i saj mbetën një storie që askush nuk e di fundin. Bllokadat, që në këtë vit ishin nga, Maqedonia Serbia ishin kundër prodhimit vendës.
Kryetari i AKB-së i vlerësoi edhe zgjedhjet lokale që sipas tij ishin demokratike dhe votuesit ndërtuan pikturën me ngjyra më të bukura që Kosova kishte ndonjë herë.
AKB-ja dha edhe rekomandimet për vitin 2014 që janë që të hiqet taksa doganore për të gjitha produktet që importohen si lëndë e parë dhe teknologji prodhuese në Kosovë. Të hiqet TVSH-ja dhe të mos inkasohet në kufi për lëndën e parë dhe teknologji prodhuese dhe përpunuese në Kosovë.
Rimbursimi i TVSH-së për eksport të rimbursohet në afate nga ATK-ja dhe Doganat e Kosovës. Të liberalizohen licencat e punës dhe lejet për import të shume produkteve që sot janë në fuqi.
Të liberalizohen lejet për ndërtim nga komunat dhe qeveria. Të luftohen dukurit negative, informaliteti, byrokrocija dhe korrupsioni. Të kthehen fondet e privatizimit të trustit në tregun financiar të Kosovës. Të rriten subvencionet për sektorin privat.
Kuvendi të aprovan Ligjin për prokurimin public, ku favorizon prodhimin e vendit kundrejt atij të huaj. Presidentja të nënshkruj ligjin ku i jep të drejtë qeveris të bënë reforma në favor të ekonomis me procedura të shpejta.
Bankat të ulin interesin, sepse kështu e ndihmojnë biznesin dhe vetë vehtën. Të ndahen fonde për të mbështet promovimin e prodhimeve vendore. Qeveria mos të frigohet nga reformat fiskale, sepse ato do të krijojnë fuqi prorodhuese, konkuruse, eksportuse, mundësi për punësim të të rinjëve e më shumë stabilitet buxhetor.
Agim Shahinim, tha se EULEX-i, mos të maltretoj çlirimtarët e UÇK-së, sepse ata nuk ishin kriminel e as nacionalist me pikëpamje shoveniste, por populli do të nderoi gjithëmon si çlirimtar, pavarsishtë se si dëshirojnë të tjerët ti etikitojnë.
Aleanca Kosovare e Bizneseve, është e gatshme tashmë për sfidat e reja në vitin 2014. Shpresojmë që të gjitha institucionet e Kosovës, qoftë ato ekonomike dhe ato politike, të punojnë me të njëjtin ritëm sikur ne, me të njëjtin pasion dhe angazhim, në mënyrë që 2014 të jetë një vit i begatë ekonomik e jo i deklaratave dhe i dëshirave, por i punws dhe i suksesit, tha kryetari Agim Shahini.