16 Nëntor 2024

Shqyrtohet ndryshimi e ligjit për menaxhimin e financave publike

Prishtinë, 21 tetor - Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin ne Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, ishte pikë e parë e rendit të ditës së mbledhjes së sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financë, të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit.

Duke folur për përmbajtjen, përkatësisht efektet e këtij Projektligji,i bërë në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri i Financave, Avdullah Hoti, theksoi se ky Projektligj në esencë përmban reformat ekonomike, ndaj edhe synohet të bëhen ndryshime në Ligjin ekzistues.

Projektligji i mundëson Kosovës të hyjë në kredi ndërkombëtare dedikuar për projekte të mëdha që do të realizohen në Kosovë, duke ditur se deri tash Ligji për buxhetin, që është në fuqi, nuk mundësonte marrjen e këtyre kredive. Po kështu, me ndryshimet e reja ligjore do të mundësohet edhe vënia e rregullit në paga. Këto janë përmirësime pozitive ligjore, theksoi z. Hoti. Pas shqyrtimit Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji në Kuvend.

Në vijim Komisioni shqyrtoi Raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, të cilin para deputetëve e paraqiti, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës,z. Ismet Krasniqi, i cili thekoi se Raporti është proceduar me kohë për shqyrtim në Komision. Ai në vijim para anëtarëve të Komisionit prezantoi edhe parametrat kryesorë të shpenzimeve për këtë periudhë. Pas debatit, Komisioni aprovoi këtë Raport.

Komisioni në vazhdim përkrahu sqarimet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, që kishin të bënin me Raportin vjetor financiar, e që ishin kërkuar në mbledhjen e kaluar nga ana e Komisionit,duke rekomanduar miratimin e tyre.

Komisioni pastaj shqyrtoi propozimet e Komisionit për Përzgjedhjen e Anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke përkrahur procedimin e këtyre propozimeve në seancë plenare të Kuvendit.

Pas shqyrtimit të Raportit me amendamente të Grupit Punues për Projektligjin nr.04/L-045 për Sigurimet, Komisioni e procedoi këtë Projektligj tutje në Kuvend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)