15 Nëntor 2024

Shqyrtohet Ligji për Menaxhimin të Financave Publike

Prishtinë, 10 shkurt - Komisioni për Buxhet dhe Financa sot shqyrton leximin e dytë të  Nismës Legjislative të 13000 qytetarëve për “Amendamentimin e Ligjit për Menaxhim të Financave Publike dhe Përgjegjësitë”

Kampanja “Drejtësia dhe Qytetarët” do të jetë pjesëmarrëse në takimin e radhës të Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do të shqyrtohet leximi i dytë i Nismës Legjislative të propozimit të 13000 qytetarëve për Amandamentimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Ky propozim kërkon që të mundësohet kompensimi i drejtë në rastet kur shkelen të drejtat e njeriut, i cili do ta përfshinte kompensimin si për dëmet ekonomike dhe ato të natyrës jo-ekonomike. Për momentin, neni 69 i këtij ligji lejon vetëm kompensimin e dëmeve ekonomike, duke i përjashtuar ato jo ekonomike, apo, siç ndryshe quhen, dëmet shpirtërore.

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët, së bashku me qytetarët e Kosovës, e konsiderojnë kompensimin jo-ekonomik të viktimave të të drejtave të njeriut si një reformë e nevojshme për  promovimin e përgjegjshmërisë në qeverisje dhe drejtësi për qytetarët. 

Për t’i promovuar sa më shumë të drejtat e qytetarëve në mënyrë që të kërkojnë mjete efektive juridike në rast të shkeljes të së drejtave të tyre, si dhe për ta promovuar përgjegjësinë e zyrtarëve qeveritarë për shkeljen e të drejtave të njeriut, Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët me 18 Dhjetor 2013 ka parashtruar një njoftim zyrtar në Kuvend për nisjen e nismës legjislative për mbledhjen e mbi 10,000 nënshkrimeve për reformimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Me 7 maj të vitit 2015 Kuvendi e ka votuar në parim nismën ku pastaj është proceduar për leximin e dytë.

Nisma zhvillohet në pajtim me nenin 79 të Kushtetutës së Kosovës dhe me Ligjin për Nismat Legjislative. Për të mbledhur 10,000 nënshkrimet e kërkuara dhe për të arritur një grup më të gjerë të qytetarëve të Kosovës, Kampanja krijoi një rrjet të OJQ-ve partnere të cilat mblodhën në total mbi 13,300 nënshkrime të qytetarëve në tërë territorin e Kosovës.

Organizatat e përfshira në këtë rrjet janë: Mileniumi i Ri, Prishtinë , Femrat Aktive të  Gjakovës, Gjakovë , Forumi për Integrim dhe Zhvillim, Pejë, Me Dorë në Zemër, Mitrovicë , KCBS - Kosovo Center for Business Support, Gjilan , Ec ma Ndryshe, Prizren, CSD - Communication for Social Development, Graçanicë , Prehja, Skenderaj dhe Akti, Fushë  Kosovë.

Kampanja  rekomandon që të amendamentohet neni 69 i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si në vijim:

Gjykata kompetente është e autorizuar që ta urdhërojë një autoritet publik ose organizatë buxhetore që të bëjë kompensim të drejtë për dëmet e shkaktuara, duke përfshirë të paguajë kompensim monetar dëmet e drejtpërdrejta ekonomike, të cilat janë vërtetuar nga gjykata në bazë të provave, dhe dëmet e natyrës jo-ekonomike që shpërblehen në mënyrë të barabartë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)