Shqiptari që jeton në Rusi jep 1 milion euro për Preshevën
Preshevë, 29 shtator - Një biznesmen shqiptarë, i cili jeton dhe punon në Rusi, dhuroi 1 milion euro, për ndërtimin e 100 shtëpive për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ky është shembulli më i mirë edhe njëherë se shqiptarët janë popull solidar dhe i gjenden pranë njëri-tjetrit, atëherë kur kanë nevojë më së shumti.
Gjatë aktivitetit të organizuar për mbledhjen e fondeve për strehimin e shqiptarëve në Luginë, kanë qenë të shumtë shqiptarë nga Lugina, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Zvicra, Austria, Gjermania, Amerika që kanë dhënë ndihmën e tyre për bashkëkombësit.
Vetëm Bujar Emini, shqiptari me origjinë nga Bujanoci dhe që jeton në Moskë dhuroi 1 milion euro për ndërtimin e 100 shtëpive për shqiptarët e Preshevës.
Gjithashtu edhe biznesmenë të tjerë shqiptarë kanë dhuruar shuma të mëdha, një tjetër dhuroi 270 mijë euro, të tjerët nga 20 mijë, 15, 10 mijë.
Llogaritet që deri tani janë mbledhur 1.5 milionë euro që do shërbejnë për strehimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.