30 Prill 2024

Shqiptarët në Afganistan ndihmojnë familjen e heroit Zymberi

Prishtinë, 19 gusht - Të punësuar shqiptar nga Maqedonia dhe Kosova në Afganistan kanë marrë një iniciativë për ta ndihmuar familjen e Enver Zymberit, policit të vrarë në krye të detyrës, gjatë aksionit në veri të vendit.

Deri më tani ata kanë grumbulluar 8 mijë euro, ndërsa kanë pohuar se do të vazhdojnë këtë aksion për të ndihmuar familjen e heroit kombëtar.

"Është një shumë e vogël simbolike ne kemi dashur të tregojmë se edhe pse atje ku punojmë është luftë ne mendojmë për shtetin tonë Kosovën, si dhe të alaramojmë bashkatdhetarët tanë që punojnë në vendet tjera, të ndihmojmë familjen e policit të vrarë i cili dha jetën në mbrojtje të Kosovës", deklaroi njëri nga përfaqësuesit e të punësuarve në Afganistan.

Qeveria e Kosovës i ndau familjes Zymberi 25 mijë euro, kurse kjo familje është ndihmuar edhe nga institucione tjera, bizneset, gazetarët etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)