Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës do të punojnë në Shqipëri pa leje pune
Tiranë, 7 maj - Qeveria: Shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës të punojnë në Shqipëri pa leje puneTIRANË- Ministri i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj bëri me dije një vendim të fundit të qeverisë Rama, sipas të cilit çdo qytetar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës mund të punësohet në Shqipëri, pa pasur nevojë të pajiset me leje pune.
Liberalizuam tregun e punës me Kosovën, ndërsa sot hoqëm procesin burokratik të pajisjes me leje pune. Shqiptarët nga Kosova nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje pune apo për certifikata pune. Çdo qytetar i Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës mund të aplikojnë për punë në Shqipëri, tha ai.
Sipas Veliajt, në ndryshim nga qeveria tjetër, Ne nuk i konsiderojmë të huaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo student i Luginës mund të punësohet lirshëm në Shqipëri, shtoi ai.
Vendimi i fundit i marrë nga qeveria Rama ka hequr barrierat e punësimit për shqiptarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, të cilët mund të punojnë në vendin pa pasur asnjë pengesë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, sipas të cilit çdo qytetar nga Kosova dhe Lugina e Preshevës mund të punësohet në Shqipëri, pa pasur nevojë të pajiset me leje pune.
Liberalizuam tregun e punës me Kosovën, ndërsa sot hoqëm procesin burokratik të pajisjes me leje pune. Shqiptarët nga Kosova nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje pune apo për certifikata pune. Çdo qytetar i Kosovës dhe nga Lugina e Preshevës mund të aplikojnë për punë në Shqipëri, tha ai.
Sipas Veliajt, në ndryshim nga qeveria tjetër, ne nuk i konsiderojmë të huaj shqiptarët e Luginës së Preshevës, çdo student i Luginës mund të punësohet lirshëm në Shqipëri, shtoi ai.
Ndërsa, kryeministri Edi Rama ka premtuar se do heqë barrierat mes dy vendeve, duke krijuar tregje të përbashkëta, krijimin e një terminali të përbashkët doganor, njësimin e certifikimit sanitar mes Shqipërisë e Kosovës si dhe ngritjen e një këshilli ekonomik kombëtar Shqipëri- Kosovë.
/Shekulli Online/