15 Nëntor 2024

Shqipëria vazhdon përkrahjen e Kosovës në zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin biseduan  për forcimin e bashkëpunimit  ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ministri Avdullah Hoti, falënderoi Ambasadorin Shqiptar për vizitën dhe bashkëpunimin, me këtë rast ai shprehi falënderimet për shtetin shqiptar për kontributin jetik dhe përkrahjen e vazhdueshme  që shteti shqiptarë i ka dhënë Republikës së Kosovës, sidomos mbështetjen e vazhdueshme politike dhe diplomatike.

Në këtë takim u diskutua për takimin e radhës ndërmjet Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë, me qëllim implementimit të Marrëveshjeve qeveritare ndërmjet dy vendeve.  

Gjatë takimit ministri Hoti gjithashtu e njoftoi ambasadorin për objektivat e Ministrisë, në lidhje me buxhetin e shtetit, trendët pozitivë të rritjes së të hyrave si dhe zhvillimet tregtare ndërmjet dy vendeve të cilat kanë shënuar një rritje të kënaqshme. 

Ndërsa, Ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi falënderoi ministrin Hoti për pritjen  vëllazërore, si dhe shprehi gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta përkrahur  integrimin dhe  zhvillimin  ekonomik e politik të Kosovës jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)