Shqipëria shënon rritje të treguesve për lirinë ekonomike
Tiranë, 12 janar - Bizneset në Shqipëri, operojnë aktualisht me një nivel me të shtuar të lirisë ekonomike se me parë.
Ketë e fakton Indeksi i Lirisë Ekonomike, publikuar nga Heritage Foundation dhe Wall Street Journal, i cili për vitin 2013 e rendit Shqipërinë në pozicionin e 58-të të listimit global mes 177 vendeve të botes.
Rezultati ekonomik i Shqiperise, është një liri ne nivelin prej 65.2 dhe ka shënuar rritje me 0.1 pike. Rezultat ky, mbi mesataren botërore, citon mes të tjerash raporti në fjalë, duke folur keshtu për një shtim në teresi të këtij treguesi te rendesishem per ekonomine shqiptare.
Ndërsa e krahasuar me 43 vendet e Evropes, Indeksi i Lirisë Ekonomike e rendit Shqipërinë, të 27-en.
E persa i perket rajonit, mund te thuhet se Shqipëria renditet e dyta për aspektin e lirise se tij ekonomike, duke u parakaluar vetem nga Maqedonia dhe lenë pas, Bullgarinë në vendin 60-te me 65 pikë tëindeksit, Rumaninë në vendin e 59-te me 65.1 pikë; Serbinë në vendin e 94-të me 58.3 pikë dhe Bosnjë- Hercegovinen në vendin 103-te me 57.3 pikë te indeksit te lartpermendur.
Me pas, duke kaluar ne detaje, ekspertet e Heritage Foundation sqarojne se, ekonomia e Shqipërisë ka perfituar ndjeshem nga nje dekade e fleksibilitetit dhe e hapjes ne rritje, duke e perballuar kesisoj mire edhe ndikimin e menjehershem te krizes globale ekonomike.
Gjithsesi, shtojne se gjate dy viteve te fundit, megjithate, dinamizmi ekonomik eshte ngadalesuar disi.
Ndryshe Hong Kongu, per te disatin vit radhazi, renditet si ekonomia me e lire ne bote, me 89.3 pike te Indeksit te Lirise Ekonomike.
Pasuar me 88 pike nga Singapori. Duke vijuar me tej me Australine, Zelanden e Re, Zvicren, Kanadane etj. Kurse nder tre vendet e fundit ne kete listim, mesohet se jane renditur Ekuadori, Argjentina dhe Ukraina.
Per te percaktuar nivelin e sakte te lirise ekonomike te 177 vendeve te botes, jane marre parasysh niveli i ekonomise dhe lirise tregtare, te qenit te hapur per investime, nderhyrja e shtetit ne ekonomi, si dhe faktori i korrupsionit.