Shqipëria renditet me cilësinë e jetës më të keqe në rajon
Tiranë, 17 qershor - Shqipëria renditet me cilësinë e jetës më të keqe në rajon, bashkë me Maqedoninë. Raporti Quality of Life publikon rezultatet e një studimi, ku tregohet se në cilin vend të botës jetohet më mirë.
Sipas vlerësimit të këtij raporti, Shqipëria është një ndër vendet ku cilësia e jetës është më e keqja, bashkë me të edhe Maqedonia.
Ndërsa Serbia dhe Kosova renditen më mirë se vendi Shqipëria, shtetet e tjera të Ballkanit bëjnë një jetesë cilësore.
Raporti llogarit ekonominë, nivelin e ndotjes, kujdesin shëndetësor, çmimet, fuqinë blerëse dhe strehimin.
Në vend të parë nga të gjitha vendet e botës renditet Zvicra, ndërsa SHBA-të renditet në vend të dhjetë.