16 Nëntor 2024

Shqipëria pritet të marrë një borxh prej 300 milionë euro

Tiranë, 24 prill - Shqipëria pritet të marrë një borxh prej 300 milionë euro në formën e eurobondit dhe tashmë Ministria e Financave po shqyrton mundësinë e përzgjedhjes së rregulluesve kryesorë.

Nisur nga eurobondi i marrë në vitin 2010, janë bërë dhe llogaritjet e mundshme që norma e interesit të jetë sa më e ulët.

Për ekspertët e Financave, luhatjet, ose një krizë në zonën Euro, do të kishte impakt mbi normat e interesit, duke rritur kostot e rifinancimit të borxhit aktual, si edhe të financimit të deficitit ekzistues, në tregjet evropiane.

Grupi i punës në Ministrinë e Financave tregon për “Shekulli”-n mundësitë dhe ofertat që janë paraqitur në dikaster, si dhe detaje për sa i përket llogarive që ka bërë ministria për shlyerjen e tij.

“Ministria e Financave është në fazën e përzgjedhjes së Rregulluesve Kryesorë (Lead Manager) të këtij transaksioni, të cilët kanë paraqitur propozimet e tyre deri më 22 prill 2015, sipas kërkesës së paraqitur në RFP (Request For Eurobondi shqiptar, frikë nga kriza në zonën euro finalizohen kushtet për marrjen e eurobondit me vlerë 300 milionë euro.

Në nëntor “skadon” instrumenti i emetuar 5 vite më parë. Pritet që interesi dhe kostoja do të jenë më të ulëta se në vitin 2010 Proposal), të publikuar nga Ministria në faqen e saj dhe në gazetën “Financial Times”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)