12 Nëntor 2024

Shqipëria përkrah anëtarësimin e Auditorit të Kosovës në Intosai dhe Eurasai

Prishtinë, 11 korrik - Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim një delegacion të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryetari Bujar Leskaj.

Gjatë këtij takimi Ministri Hoti e njoftoi, Leskaj për procesin e buxhetit të shtetit të Republikës së Kosovës dhe njëherit e njoftoi atë për planet dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në menaxhimin sa më të mirë të parasë publike.

Me këtë rast Ministri Hoti gjithashtu shprehi gatishmërinë e institucionit që drejton për të bashkëpunuar sa më ngushtë me shtetin shqiptar në shkëmbimin e përvojave të të dy vendeve në ngritjen  e menaxhimit dhe efikasitetit në shpenzimin e parasë publike.

Ndërsa, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj shprehi gatishmërinë e tij për një bashkëpunim sa më të madh ndërmjet dy institucioneve për të ndihmuar Qeverinë dhe organizatat e audituara në menaxhimin e mirë të parasë publike.

Ai më tej bëri të ditur se përkrahja e Republikës së Shqipërisë nuk do të mungojë edhe në  anëtarësimin e institucionit të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar të auditimit: INTOSAI dhe EUROSAI.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)