Shqipëria përballet me sfidën e borxhit publik
Tiranë, 17 nëntor - Shqipëria është renditur në vendin e 74 në një listë prej 141 vendeve që janë të përshtatshme për të ngritur një biznes.
Sipas renditjes të bërë nga revista financiare amerikane \"Forbes\", po të bësh një krahasim me vendet e rajonit, para Shqipërisë janë vende si Greqia që pavarësisht se ka 5 vite në recesion është në vendin e 68, Rumania në vendin e 60 më pas vijnë Bullgari, Kroaci, Hungari dhe në vendin e 37 është Maqedonia, ndërsa pas kemi lënë vetëm Serbinë.
Në analizën që Frobes për Shqipërinë theksohet se qeveria ka bërë një punë të vështirë për kalimin në një ekonomi të hapur.
Rritja makroekonomike llogaritet mesatarisht rreth 6% në vitet 2004-08, por dhe rrteh 3% në 2009-2011. Inflacioni është i ulët dhe i qëndrueshëm.
Sipas Forbes qeveria ka marrë masa për të frenuar krimin, dhe kohët e fundit miratoi një paketë reformash fiskale që synon uljen e ekonomisë së zezë gri dhe tërheqjen e madhe e investimeve të huaja.
Remitancat që janë cilësuar si një një katalizator i rëndësishëm për rritjen ekonomike kanë rënë nga 15% të GDP-së para krizës financiare 2008 në 8% tëGDP-së në vitin 2010.
Sektori i bujqësisë, që është përgjegjës për pothuajse gjysmën e vendeve të punës është i kufizuar kryesisht në ferma të vogla familjare për shkak të mungesës së pajisjeve moderne dhe paqartësive për të drejtat e pronësisë .
Forbes thotë se mungesa e energjisë për shkak rrjetit të amrtizuar ka bërë që të largohën investitorët e huaj. Revista thekson se qeveria ka nisur një program ambicioz për të përmirësuar klimën e biznesit nëpërmjet reformave fiskale dhe legjislative.
Gjithashtu, me ndihmën e fondeve të BE, qeveria po ndërmerr hapa për të përmirësuar rrugët e dobëta kombëtare dhe rrjetin hekurudhor, që është bërë për një kohë të gjatë pengesë për rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Si përfundim vendi do të vazhdojnë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, i cili është në kufirin maksimal prej 60% të GDP-së.