Shqipëria nuk preket nga kriza ekonomike
Tiranë , 21 shtator - Ekonomia shqiptare nuk preket prej krizës ekonomike globale që preku një sërë vendesh të botës gjatë viteve 2008-2009.
Kështu fillon një raport i PNUD në të cilin jepen shpejgime përsa i përket situatës dhe gjëndjes së disa sektorëve të vendit tonë dhe midis tyre dhe ekonomia.
Që kur kriza ekonomike preku vende të tjera të botës në Shqipëri u ndje frika e parë por në saj të gjetjes së programeve mjaft efikase makroekonomike të ekuuilibruara.
Reformave strukturale të ndërrmara në sistemin bankar dhe në sektorin privat u arrit që një krizë e tillë të kalohej mjaft lehtë.
Shenja e parë e prekjes së Shqipërisë prej krizës ekonomike sipas këtij raporti ka qenë pikërisht ulja e depozitave që prej fillimit të 2008 dhe deri në fund të 2009 por gjithcka u ballancua me ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.
Një tjetër fakt i prekjes së vendit tonë prej krizës prej PNUD përcaktohet edhe rritja ekonomike që gjatë 2008-2009 ka qenë nga 2-3 % ndërkohë që në vitet 2002-2008 rritja ekonomike ka qenë rreth 6 %.
Megjithatë nga të dhënat duket se kjo e fundit pati një rikthim pozitiv përgjatë vitit 2010. Performanca e mirë pozitive ekonomike gjatë viteve të fundit si dhe zgjedhja e stimujve të duhur fiskalë apo praktikimi i politikave të duhura monetare prej qeverisë.
Raporti i PNDU përcakton edhe një sërë sektorësh të tjerë të cilët kanë pësuar ngadalësime prej krizës botërore midis tyre përmenden remitancat ,industria si dhe ulja e eksporteve.
Ekonomia shqiptare dhe ecuria e saj gjatë 2015 përcaktohet që të jetë e varur prej mbajtjes në nivelin e duhur investimet për anën sociale të zhvillimit. Ndërsa përsa i përket ekonomisë globale pritet që problemet të vazhdojnë edhe për disa kohë.
Ndërkohë që vitet 2010-2013 pritet që të jenë për Shqipërinë rikthimi i rritjes ekonomike deri në 6.4 % që është një rritje mjaft e konsiderueshme e krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.
Ndërsa përsa i përket rritjes ekonomike të këtij viti, sipas PNDU, Shqipëria pritet që të ketë një rritje me rreth 3.3 %.
Pavarësisht të gjitha këtyre anëve pozitive në raport përcaktohet gjithashtu se është shumë e rëndësishme që qeveria dhe institucionet përkatëse të mbajnë nën 60 %borxhin publik.