15 Janar 2025

Shqipëria në mesin e tre vendeve me pagën më të ulët në Europë

Tiranë, 3 nëntor - Sipas gazetës ruse “Pravda”, e cila i referohet një raporti të fundit kompanisë gjermane të sigurimeve “Allianz”, Ukraina referuar treguesit të fuqisë blerëse, qëndron para Moldavisë (461 dollarë për të punësuar) dhe Shqipërisë (796 dollarë).

“Shqipëria dhe Moldavia shfaqen rregullisht nëpër sondazhe të ndryshme si vendet me të ardhura më të ulëta në Evropë”, shkruan e përditshmja politike ruse, duke iu referuar vendeve më të varfra në Evropë.\"

\"Profesionistët me pagat më të larta sipas “Pravda”-s, jetojnë në Zvicër, Danimarkë dhe Norvegji\", shkruan në numrin e saj të sotëm Gazeta Shqiptare.

Zvicra është lider në rang evropian kur vjen fjala te paga mesatare me 7,110 dollarë.

Pas saj në listë renditet Danimarka me 6,628 dollarë. E treta në listë renditet Norvegjia me 6,429 dollarë.

Më të varfrit mes vendeve të pasura janë Italia dhe Malta, të ardhurat e të cilave të matura përmes fuqisë blerëse janë përkatësisht 2,826 dhe 2,591 dollarë amerikanë.

Vendi më i pasur ndër të varfrit është Sllovenia, me pagë mesatare të matur me PPP 2,282 dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)