Shqipëria merr vlerësime të larta nga Moodys dhe Banka Botërore
Tiranë, 26 mars - Në dy javë, Shqipëria mori vlerësime të larta nga dy organizma të rëndësishëm të botës ekonomike, Moodys dhe Banka Botërore.
Sa e ndihmojnë notat e mira të institucioneve botërore, vendin tonë në mesin e një krize ekonomike në Eurozonë?
Sikurse pohohet edhe në argumentimet e vetë ekspertëve të agjencisë Moody\'s, Shqipëria ka bërë një progres domethënës në përmirësimin e ekonomisë dhe në forcimin e institucioneve gjatë dy dekadave.
Sipas ekspertëve shqiptarë të ekonomisë dhe financave, mosndryshimi i vlerësimit të riskut nga agjencia Moodys si dhe mbajtja e tij në nivelin B1, përbën një sukses për Shqipërinë.
Në këtë pikë, e rëndësishme është edhe imazhi që krijohet në sytë e investitorëve e vendas të huaj, kur shteti shqiptar dhe qeveria e tij, merr vlerësime pozitive për riskun e borxhit. Sipas ekspertëve, kjo tregon për një situatë marko-ekonomike të qëndrueshme.
Por, ndërkohë ndryshime të mëdha mbeten për tu bërë. Ekspertët e Moodys vlerësojnë se Shqipëria i ka bërë ballë krizës financiare të vitit 2008-2009, por rritja ekonomike mbetet ende poshtë niveleve të parakrizës.