05 Nëntor 2024

Shqipëria me rritje të fortë ekonomike

Tiranë, 6 maj - Në Shqipëri rritja ekonomike arriti 4.2% në vitin 2018 e nxitur nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike falë kushteve hidrologjike shumë të favorshme, e mbështetur gjithashtu edhe nga një rritje e turizmit dhe konsumit familjar si dhe nga rritja e punësimit dhe pagave, raporton Banka Botërore në raportin e saj të periudhës së pranverës 2019 për ekonominë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Rritja e lartë e konsumit dhe punësimit ka mbështetur rritjen ekonomike", thekson BB-ja.

Nga ana tjetër Banka Botërore thekson se "eksportet neto kontribuuan në një rritje prej 1.3% të PBB-së së Shqipërisë, falë rritjes së eksportit të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet hidrike dhe një sezon i mirë turistik".

Sipas institucionit ndërkombëtar më të rëndësishëm financiar me qendër në Uashington, "në vitin 2018 rritja ekonomike, kushtet fiskale, dhe menaxhimi aktiv i borxhit ulën borxhin publik në Shqipëri".

"Mes vitit 2017 dhe 2018, politikat e forta fiskale ndihmuan në reduktimin e mëtejshëm të borxhit publik në raport me PBB-në nga 71.8% në 68.6%", thekson BB-ja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)