Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë
Tiranë, 2 gusht - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaron se është rritur punësimi dhe ka rënë në 12.5 për qind norma e papunësisë në vend.
Ai tha se, rënia e papunësisë në 12,5 për qind përbën nivelin më të ulët historik të papunësisë të regjistruar në Shqipëri, ndërsa po shënohet rritje progresive e numrit të përgjithshëm të të punësuarve.
Sejko tha në një konferencë për shtyp se, "zgjerimi i aktivitetit ekonomik është shoqëruar me rritjen e punësimit dhe rënien në 12.5 për qind të normës së papunësisë.
Edhe shifrat e publikuara në pasqyrën e qeverisjes, në një javë bëjnë të ditur se ka një rritje të ndjeshme të punësimit nga zyrat e punës, duke shkuar në 579 të punësuar brenda 1 jave.