Shqipëria me nivel jetese të ulët
Bruksle, 5 korrik - Kostoja e jetesës në Shqipëri është sa gjysma e nivelit mesatar të vendeve europiane (51 për qind), ndërkohë që me standartin e fuqisë blerëse, të ardhurat për frymë i ka vetëm sa 1/3 e mesatares së BE-së (31 për qind).
Shqipëria renditet e parafundit për nga varfëria, duke lënë pas vetëm Bosnjen, Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë, për çmimet më të lira, në një nivel me Bullgarinë.
Zyra e BE-së për Statistikat publikoi Indekset e nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimeve gjatë vitit 2011, tek vendet anëtare dhe ato aspiruese të Unionit.
Zyra e BE-së për Statistikat publikoi Indekset e nivelit të çmimeve për mallrat e konsumit dhe shërbimeve gjatë vitit 2011, tek vendet anëtare dhe ato aspiruese të Unionit.
Lista kryesohet nga Danimarka, si vendi më i shtrenjtë me 142 për qind, ndërsa vendi më i lirë Maqedonia me 45 për qind, ku 100 për qind konsiderohet mesatarja e 27 vendeve të BEsë.
Treguesit më të ulët në Shqipëri vërehen për kategoritë "Hotele e Restorante" dhe "Alkol e Duhan", respektivisht 42 për qind dhe 50 për qind të mesatares europiane (BE27).
Buka, mishi, bulmeti, fruta-perimet e pijet jo-alkolike, rezultojnë më të shtrenjta, pasi indeksi i çmimeve në vend është 70 për qind e mesatares europiane, për veshjet 72 për qind, për biçikleta e automjete personale 98 për qind, ndërsa pajisjet elektronike 108 për qind.