Shqipëria e Kosova mbajn Forumin për Sigurinë Bankare
Prizren, 28 maj - Sot përfundoi punimet Forumi i Tretë Kombëtar Për Sigurinë Bankare, në Prizren. Forumi bashkoi ekspertët nga fusha e sigurisë bankare të cilët në këtë tryezë diskutuan rreth temave aktuale dhe zhvillimeve më të fundit në lëminë e sigurisë, me çrast adresoi të dy elementet e sigurisë bankare, pra asaj fizike dhe të informacionit.
Për herë të parë, forumi është mbajtur me bashkëorganizim të shoqatave bankare të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjatë forumit, përfaqësues të dy vendeve nga bankat komerciale, bankat qendrore, policia dhe agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe kompani të huaja për ofrimin e zgjidhjeve në lëmin e sigurisë së informacionit, shpalosen brengat dhe zgjidhjet e tyre lidhur me sigurine fizike dhe atë të informatave.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës Petrit Balija shprehet i kënaqur me bashkëpunimin që kanë krijuar gjatë vitit të fundit me Shoqatën e Bankave të Shqipërisë (SHBSH) dhe vlerëson se bëhet fjalë për një ngjarje të rëndësisë së veçantë për industrinë bankare.
Si shoqatë e bankave ne mendojmë se siguria fizike, por edhe siguria e informacionit është faktor kyç për klientët e bankave komerciale dhe në këtë dretjim është investuar mjaft shumë nga bankat e kosovës dhe që ka rezultuar në një sistem shumë të sigurtë financiar në Kosovë.\"
\"Njëkohësisht, vlerësoj se nevojitet një bashkërendim më i gjerë vendor, por edhe rajonal për të shkëmbyer përvojat në mes të industrive bankare të rajonit dhe njëkohësisht për të përmirësuar komunikimin me institucionet relevante të sigurisë siç është Policia e Kosovës.