Shqipëria e fundit në Europë për globalizimin social
Tiranë, 3 mars - KOF Swiss Economic Institute ka publikuar sot Indekset e Globalizimit për vitin 2012.
Në indeksin e globalizimit social, Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe e 123-ta në botë, duke u ndjekur nga vende si Tunizia, Senegali, Xhibuti, Filipinet, Kuba etj.
Ky indeks llogaritet si mesatare e ponderuar e të dhënave mbi telefonatat dhe postës ndërkombëtare; mbi penetrimin e internetit, televizionit, gazetave dhe librave; mbi turizmin dhe transfertat monetare ndërkombëtare; dhe mbi prezencën e kompanive të njohura ndërkombëtare si McDonald, IKEA, etj.